3 vite pas arrestimit policia Italiane ka dhënë urdhër për sekuestrimin e pasurisë së boksierit shqiptar Orial Kolaj. Vlera e pasurisë së boksierit është 23 milionë euro.
Sipas policisë së vendit fqinj boksieri Kolaj ishte i përfshirë në një grup që merrej me trafikimin ndërkombëtar të drogës.
34-vjeçari nga Lezha kampion në Itali dhe Evropë në peshën e mesme bëntë pjesë në një bandë me 9 persona të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm duke përfshirë vjedhje me dhunë, kërcënim dhe zhvatje, raporton “Il Messaggero”.
Policia zbuloi se me anë të kërcënimeve ata merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve.
Pasuria e sekuestruar:
Të gjitha asetet e 3 kompamive individuale
Kuotat aksionare, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e 5 kompanive aksionere
8 prona të paluajtshme në territorin e Romës, e në provincën e Nuoros e Aquilas
Një terren i pozicionuar në Romë
8 makina
1 motorr. /opinion/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...