Petrit Mazrekaj, boksieri i Austrisë me prejardhja nga Kosova, e ka pranuar ofertën e kundërshtarit të tij serb, Veljko Raznatovic – i cili është djali i kriminelit serb Arkan dhe i këngëtares famëkeqe serbe Ceca – për luftë në ring në kategorinë super të mesme këtë verë.
Mazrekaj, i lindur në Villach të Austrisë, ka thënë se do të përgatitet në mënyrë të veçantë për këtë meç, i cili pritet të zhvillohet në fund të muajit gusht.

28-vjeçari ka ia 17 fitore, 13 prej të cilave me nokaut, dhe asnjë humbje që prej debutimit të tij në vitin 2011. Mazrekaj ka mbi një vit pa boksuar, megjithatë.
Në mars të 2018-es, ai e rrahu me nokaut boksierin Adam Kovacs dhe tani pritet të rikthehet në ring kundër serbit, me kërkesën e tij.
Mazrekaj e sheh si motiv për t’u rrahur ofertë e djalit të një krimineli që ka kryer krime të rënda në vendin e prejardhjes së tij.

“Djali i Arkanit më ka dërguar ofertë dhe e kam pranuar menjëherë, që të boksoj me të kah fundi i muajit gusht. Kësmet prej Zotit do të dal në ring, a ka gjë më të mirë si me t’u dhanë rastin e me rreh djalin e një kriminelit, siç ishte Arkani. Do të përgatitem mirë dhe do të jem në formë qind për qindtë”, tha Mazrekaj për gazetën “Bota sot”.
Veljko Raznatovic, 22 vjeç, ka përvojë të vogël në boks, pasi deri tani i ka zhvilluar vetëm gjashtë meçe, të gjitha fitore.
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është i...
Një vit nga zjarri tragjik në Koçan, ku humbën jetën 63 pers...