Roma është turpëruar në Norvegji.
Të besuarit e Jose Mourinhos janë mundur 6-1 nga skuadra e Bodo/Glimt.
Vendasit e nisën furishëm takimin, me dy gola nga Erik Botheim dhe Patrick Berg, që shënuan për 2-0.
Por, Roma reagoi dhe ngushtoi epërsinë në minutën e 28-të, me anë të Carlos Perez.
Në pjesën e dytë, Mourinho reagoi menjëherë, duke i lënë tre lojtarë në dhomat e zhveshjes, inkuadroi tre të tjerë.
Por, ata nuk bën diferencën, pasi në minutën e 52-të, Erik Botheim shënoi nëj tjetër gol, për 3-1.
Në minutën e 60-të, Mourinho bëri edhe dy zëvendësime, sërish pa rezultat pasi Bodo/Glimt realizoi edhe tre herë të tjera brenda nëntë minutave, nga 71-të në 80-të.
Shënuan Solbakken, Pellegrino dhe kompletoi het-trikun Botheim.
Kështu, Bodo/Glimt ka marrë kreun në Grupin C me shtatë pikë, Roma e dyta tani me gjashtë pikë.
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE