Bobby Charlton vdiq pasi u rrëzua në shtëpinë e të moshuarve ku jetonte. Ky është përfundimi i hetimit i paraqitur në gjykatë, i cituar tashmë nga BBC.
Legjenda e Manchester United dhe futbollit anglez, i cili ishte 86 vjeç dhe vuante nga demenca, raportohet se humbi ekuilibrin kur u ngrit nga karrigia dhe goditi një dritare dhe “ndoshta radiatorin” e ngrohjes.
Stafi në shtëpinë e të moshuarve nuk vunë re ndonjë lëndim, por më vonë u zbulua një gungë në shpinë. Testet shtesë të kryera në spital zbuluan një brinjë të thyer, që ndikoi në zhvillimin e pneumonisë.
Mjekët më pas vendosën ta vendosnin ish-lojtarin në kujdesin paliativ, por ai ndërroi jetë pesë ditë më vonë.
Mjeku ligjor arriti në përfundimin se vdekja ishte aksidentale, e lidhur me problemin e mushkërive, efektet e rënies dhe vetë demencën.
Bobby Charlton ndërroi jetë më 21 tetor. Legjenda e Manchester United fitoi tre tituj me “Djajtë e Kuq”, dhe gjithashtu një titull evropian, përveç FA Cup. Kulmi i karrierës së tij me “Tre Luanët” ishte fitimi i titullit botëror të vitit 1966./ss
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës