Tjetër arritje nga ekipi shqiptar, tashmë për herë të parë renditen në vendin e 20 –të në ranglistën botërore të CS:GO.
Pas sukseseve të fundit në turneun më të madh të CS:GO, ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles tani renditet në vendin e 20 –të në ranglistën botërore të CS:GO.
Kjo vjen pas arritjes së tyre në fazën Legends Stage të turneut PGL Antwerp Major 2022.
Pas përditësimit të listës së ekipeve më të mira të botës nga HLTV, ekipi i bNe nga vendi i 26 –të arriti që të kaloj në vendin e 20 –të.
Ky është një tjetër sukses i madh për ekipin shqiptar, pasi këtë sukses po e arrijnë pa ndonjë organizatë, e që pritet të arrijnë një marrëveshje me ndonjë organizatë së shpejti, pasi me suksesin që kanë arritur, interesimi i ekipeve sa vjen e shtohet.
Bad News Eagles pas kësaj renditje, kanë lënë pas tyre ekipe të mëdha botërore si: fnatic, OG, complexity. Më poshtë keni renditjen e plotë nga HLTV.

Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...