Pas kualifikimit në “Legend Stage” në Majorin e Parisit, Bad News Eagles kërkojnë ta fitojnë të gjithë turneun.
Lojtari i skuadrës nga Kosova, Flatron “Juanflatroo” Halimi, në një intervistë për HLTV ka theksuar se ata në Francë shkojnë për fitore.
“Jemi duku punuar që të bëhemi një skuadër e rregullt e Tier one. Ne jemi duke u përmirësuar shumë. Duhet të shkojmë sa më thellë në Major, madje duhet ta fitojmë të gjithën. Kemi shumë besim që mund ta fitojmë. Shanset janë të vogla sipas disa njerëzve, por në sytë e mi gjithçka është e mundur. Nuk mendoj se skuadrat në top-5 apo 10-she janë shumë më të mirë se ne. Nuk do të shkoj atje për të humbur, nëse shkoj do të doja ta fitoja. Pavarësisht çfarë ndodh, do të shkojë atje të fitojë”, tha ai.
BNE arriti kualifikimin pasi mposhtën skuadra si FaZe dhe Gamer Legion.
Po ashtu Rezultatet e mira i kanë parë Bad News Eagles të ngritën për 11-të pozicione në ranglistën e skuadrave më të mira në botë.
BNE tani renditet në vendin e 20-të me 166 pikë të grumbulluara./Arbresh.info/
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...