Bleron Ademi nga Kosova ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U21 të taekwondosë, që po zhvillohet në Prishtinë.
Me dy fitore radhazi, Ademi është kualifikuar në çerekfinale, duke garantuar tashmë një vend në podium.
Kampionati Evropian U21 po mbahet nga 11 deri më 14 dhjetor 2025 në kryeqytet dhe ka mbledhur mbi 700 sportistë të regjistruar zyrtarisht, nga dyzetë shtete, çka e bën një nga ngjarjet më të mëdha sportive të organizuara ndonjëherë në Kosovë.
Kosova është mikpritëse për herë të parë e këtij eventi të rëndësishëm evropian./rtk
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...