Mesfushori i Zurichit, Bledian Krasniqi tashmë do ta përfaqësojë zyrtarisht kombëtaren e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Krasniqi është rritur tek grupmoshat e Zvicrës ku ka luajtur ndeshje në secilën nga këto gjenerata duke filluar nga u15.
Ai është 23-vjeçar dhe me aftësitë e tij teknike dhe vizionin në lojë, Krasniqi është një përforcim i rëndësishëm aty ku Kosova çalon më së shumti.
Këtë sezon ai ka luajtur gjithsej 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Zurichin dhe ka shënuar dy gola dhe dhuruar dy asistime./Arbresh.info
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...