Federata e Futbollit të Kosovës e ka konfirmuar se ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Bjellorusisë do të zhvillohet në Budapest.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Euro 2024, derisa nuk do të zhvillohet në Bjellorusi, pasi që ky shtet përkrah luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Kryeqyteti hungarez, Budapesti do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest.
Tri ditë para kësaj ndeshje, Dardanët do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...