Interi ka kërkuar sulmuesin Anthony Martial nga Manchester United si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Ivan Perisic në Old Trafford.
Manchester United dëshiron të nënshkruaj me sulmuesin kroat këtë verë dhe lojtari dëshiron gjithashtu të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Jose Mourinho, transmeton portali arbresh.info.
‘Sky Sports’ raporton që Manchester United është gjithnjë e më afër marrëveshjes, por Interi vazhdon të qëndrojë me kërkesën e tyre prej 48 milionë funta dhe kanë pyetur gjithashtu rreth sulmuesit Anthony Martial si pjesë e marrëveshjes.

Reprezentuesi i Francës ka qenë herë pas here pjesë e skuadrës së Mourinhos duke shënuar vetëm tetë herë brenda 18 paraqitjeve në Premierë Ligë.
Ai u transferua në Manchester United nga Monaco për 36 milionë funta gjatë vitit 2015, tarifë kjo e cila mund të arrijë deri në 58 milionë.
Bisedimet rreth marrëveshjes janë duke vazhduar, por sipas ‘Sky Sports’, Manchester United duhet të rris ofertën e tyre në 45 milionë funta për të siguruar transferimin e Perisicit, i cili ka edhe tri vite të mbetura në kontratën aktuale./arbresh.info
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...