
Sensacioni i Monacos - Kylian Mbappe
E ardhmja e Kylian Mbappes do të vendoset brenda ditëve të ardhshme dhe lojtari të zgjedh për të vazhduar qëndrimin te Monaco me një kontratë të përmirësuar ose për tu larguar në mënyrë që t’i bashkohet ndonjë gjiganti evropian.
Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, Real Madridi dhe Paris Saint Germain janë favorit për të nënshkruar me sulmuesin nëse ai largohet, por para se vendimi të merret, familja e tij do të takohet me zëvendës presidentin e klubit, Vadim Vasilyev, transmeton portali arbresh.info.
Monaco është duke planifikuar t’i prezantoj një kontratë të re Mbappes, të cilën ata shpresojnë që sensacioni i ri i futbollit ta pranojë atë dhe të vazhdoj qëndrimin edhe për një vit.
Derisa Kampionati Botëror 2018 vazhdon të afrohet, 18-vjeçari dëshiron të luaj sa më shumë që është e mundur sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht moshës së tij, transferimi i tij larg nga klubi mund të thyej rekord botëror, megjithëse Reali dhe PSG ende ngurrojnë për të paguar tarifën e kërkuar prej 120 milionë euro./arbresh.info
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur