Medium më i madh gjerman “BILD”, raporton se Real Madrid ka kompletuar transferimin e yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
Francezi nuk do të rinovojë kontratën me skuadrën nga kryeqyteti francez dhe në verë do të veshë fanellën e mbretërve.
“Bild” raporton se gjithçka ka përfunduar sa i përket transferimit të tij, me Real Madrid që veçse ka kompletuar këtë çështje.
Raporti gjithashtu shton se francezi do të fitojë rreth 50 milionë euro në vit, ku do të jenë të përfshira edhe bonuset.
Sidoqoftë, asgjë nuk do të bëhet zyrtare, duke marrë parasysh se Real Madrid dhe PSG do të takohen në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, andaj për shkak të respektit ndaj skuadrës së tij momentale, Mbappe ka kërkuar që marrëveshje të kompletohet pas mbarimit të ndeshjeve.
PSG dhe Real Madrid do të takohen në “Parc des Prices” më 15 shkurt 2022./Arbresh.info
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...