Athletic Bilbao ka arritur të shënoj fitoren e radhës në Europa League duke triumfuar ndaj Fenerbahçes së Jose Mourinhos, me rezultat 0-2 në udhëtim.
Inaki Ëilliams ishte figura kryesore e baskëve në këtë sfidë duke realizuar dy golat e fitores, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht ai shënoi në minutën e pestë për 0-1, kurse rezultatin e dyfishoi në fundin e pjesës së parë.
Në 45 minutëshin e dytë përveç kartonit të kuq të Mert Muldur, nuk u prodhua ndonjë rast tjetër.
Pas këtij triumfi Bilbao ka 16 pikë pas gjashtë ndeshjeve dhe kryeson në tabelën e Europa League kurse skuadra turke ndodhet në vendin e 15-të me tetë sosh./Arbresh.info
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...