Besnik Krasniqi ka mbyllur vitin 2025 në mënyrë spektakolare, duke u renditur mes mbrojtësve më golashënues në botë, përkrah emrave të mëdhenj si Achraf Hakimi.
Mbrojtësi i Dritës ka realizuar 11 gola gjatë vitit 2025, një shifër e jashtëzakonshme për një futbollist defensiv.
Në moshën 35-vjeçare, Krasniqi ka qenë një nga figurat kyçe të sezonit historik të Dritës, duke luajtur pothuajse çdo ndeshje dhe duke udhëhequr ekipin drejt titullit kampion.
Krasniqi dhe Drita po ashtu u kualifikuan në Ligën e Konferencës, ku pas gjashtë ndeshjeve siguruan fazën e “play-offit”, duke grumbulluar tetë pikë.
Përveç ndikimit vendimtar në mbrojtje, Krasniqi ka qenë edhe një armë e fortë në fazën ofensive, sidomos nga penalltitë dhe goditjet standarde, duke treguar vazhdimësi, përvojë dhe efikasitet të rrallë.
Sipas statistikave të Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) për vitin 2025, lista e mbrojtësve me më së shumti gola kryesohet nga:
Reinaldo – 14 gola
Anthony Markanich – 13 gola
Leandro Corulo – 13 gola
Achraf Hakimi – 11 gola
Besnik Krasniqi – 11 gola
Fakti që emri i Besnik Krasniqit gjendet në të njëjtën listë me yje të futbollit evropian është dëshmi e një kariere të ndërtuar mbi profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, si dhe e një sezoni që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të Dritës.
Në një vit historik për klubin nga Gjilani, Besnik Krasniqi konfirmoi se mosha është vetëm numër, kur pasioni dhe disiplina janë në nivelin më të lartë.
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...