“Oso Termosistem Final 8” po pritet me interesim të jashtëzakonshëm. Tetë skuadra në garë për trofeun e çmuar të Kupës. Ndeshjet pritet të jenë shumë interesante, pasi skuadrat kanë cilësi të përafërta.
Skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, Trepça shpreson të ketë suksese në garat e Kupës. Basketbollisti me përvojë i mitrovicasve, Besnik Azemi, ka folur për faqen zyrtare të FBK-së lidhur me synimet e ‘Xehetarëve’ në këtë garë.
“Final 8 ka shumë rëndësi për Trepçën. Në ndeshjen kundër Rahovecit udhëtojmë për të dhënë maksimumin që e kemi si ekip”.
“E kemi parasysh që Rahoveci është vendas dhe ka motiv shtesë, mirëpo ne shkojmë për fitore. Ndeshjet janë eliminuese dhe secili ekip ka gjasa të vazhdojë tutje, sidomos në këtë vit, ku liga është shumë e niveluar”, ka deklaruar Azemi.
Ndeshjet e Final 8 do të mbahen nga 11 deri më 15 shkurt në qytetin e Rahovecit. Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 mbahet në qytetin e Rahovecit dhe pritet të jetë spektakolar si në fushë, ashtu edhe në tribuna.
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj