Besiktasi është mposhtur me rezultat 1-3 në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Evropës nga Maccabi Tel Aviv.
Mysafirët nisën sfidën më mirë duke shënuar në minutën e 23-të me Kanichoëskyn, shkruan Arbresh.info.
Shtatë minuta para fundit të pjesës së parë, Rafa Silva barazoi rezultatin.
Mirëpo në minutën e tretë shtesë Peretz riktheu sërish epërsinë e Maccabit.
Besiktasi barazoi sërish por goli u anulua nga VAR-i. Ndërkohë, Ciro Immobile ka humbur një penallti duke humbur një tjetër rast ta barazoj rezultatin.
E dhjetë minuta pasi Ciro gaboi nga penalltia, Ëeslley Patiti i Tel Avivit shënoi golin e tretë për ta.
Rashica ka luajtur vetëm në pjesën e parë këtë sfidë.
46′ – Oyuncu değişiklikleri
▶ Tayyip Talha Sanuç, Salih, Ndour
◀ Uduokhai, Joao Mario, Rashica#BJKvMTA [1-2] pic.twitter.com/VQgFvxbBLz— Beşiktaş JK (@Besiktas) November 28, 2024
Pas pesë ndeshjeve, Besiktasi ka gjashtë pikë kurse Maccabi arkëton tre pikët e para këtë edicion në Ligën e Evropës./Arbresh.info
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...