Me ndeshjet e zhvilluara të dielën, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Pas një gare interesante, të shtrirë në 14 xhiro, kampione vjeshtore është skuadra pejane, Besa Famgas.
Besa Famgas e përfundoi pjesën e parë të kampionatit me 12 fitore e dy humbje, përkatësisht me 24 pikë.
Pejanët kanë garuar në Evropë dhe po ashtu kanë pasur sfida me palestër që ishte e zënë për numërimin e votave dhe për aktivitete të tjera. Por në fund renditen në vend të parë.
Nga 24 pikë i kanë edhe Rahoveci në vendin e dytë dhe Kastrioti në të tretin. Besa është në vend të parë për shkak të goldallimit më të mirë.
Fakti që tri skuadrat e kreut kanë pikë të barabarta, garanton garë të fortë e interesante në pranverë për titull të kampionit.
Pasojnë Vëllaznimi me 13 pikë, Trepça me 12, Llapi me tetë, Prishtina me shtatë dhe Vushtrria që nuk mblodhi pikë në vjeshtë.
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar