Mesfushori shqiptar Bersant Celina shkëlqeu të dielën me një gol të jashtëzakonshëm në triumfin e skuadrës së tij, AIK, ndaj Degerforsit, në kuadër të javës së 15-të të kampionatit suedez Allsvenskan.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e AIK-së, ku vendasit dominuan duke fituar me rezultatin e thellë 3:0. Celina u fut në lojë në minutën e 73-të dhe la gjurmë të forta në fundin e takimit.
Në minutën e 92-të, ai lansoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e vendosur vulën përfundimtare në këtë fitore të pastër.
Ky ishte goli i tretë sezonal për 28-vjeçarin, i cili po tregon formë të lartë me fanellën e AIK-së. Përveç finalizimeve, Celina ka kontribuar edhe me tri asistime, duke u bërë një nga pikat kyçe të ekipit në fazën ofensive.
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...
Flick pas fitores me Rayon: E rëndësishme ishin tri pikët, J...
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...