Bersant Celina është përfolur shumë për një rikthim të mundshëm në futbollin anglez këtë verë.
Mesfushori nga Kosova luajti tek Dijon në Ligue 1, por që kjo skuadër u largua nga elita e futbollit francez dhe Celina mendonte largimin.
Por pas rikthimit në klub nga pushimet, Celina ka kryer kontrollet mjekësore dhe ka zbuluar një problem shëndetësorë.
24-vjeçari ka kaluar COVID-19, por që e ka lënë me pasoja pasi ka marrë një infeksion në muskulin e zemrës.
E falë këtij infeksioni, Celina do të mbetet për tre muaj pa luajtur futboll dhe kësisoj do të thotë se nuk do të largohet nga Dijon gjatë afatit kalimtar veror.
“Bersant Celina ka probleme të njëjta me COVID-19 me disa komplikime të nivelit të zemrës, ne nuk duhet të rerzikojmë”, ka thënë trajneri i klubit Dijon, David Linares.
Kësisoj mesfushori i Kosovës ka humbur shumicën e ndeshjeve në Ligue 2, derisa nuk do të mund të luaj as në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor me Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C