Tenisti italian, Matteo Berrettini, nuk ka arritur ta vazhdojë fillimin e mbarë në finalen e të dielës në Wimbledon, të cilën e humbi pas katër setesh.
Tenisti italian befasoi duke e nisur me stil finalen e madhe në Londër dhe duke e fituar setin e parë 6-7 (7-4) përballë Novak Djokovicit.
Megjithatë tenisti me renditjen më të mirë në botë u rikthye për t’i fituar tri setet e radhës (6-4, 6-4, 6-3) dhe kështu e fitoi për të gjashtën herë Wimbledonin.

Njëherësh, ky ishte titulli i 20-të Grand Slam për 34-vjeçarin, i cili e ka barazuar rekordin me Roger Federer dhe Rafael Nadal.
COME ON WITH THIS POINT?
Novak Djokovic and Matteo Berrettini: World Class?pic.twitter.com/dAbGFjI4M9
— PointsBet Sportsbook (@PointsBetUSA) July 11, 2021
Dueli zgjati plot tre orë e 24 minuta, derisa u ndoq nga 15.000 tifozë. Kjo ishte pjesëmarrja e parë e 24-vjeçarit Berrettini në një finale Grand Slam, derisa për Djokovic finalja e 30-të. /Telegrafi/
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...