Presidenti i klubit të Barcelonës, Juan Laporta, ka folur për mundësinë e transferimit të Bernardo Silva.
Laporta tha se gjatë vitit 2015 transferimi i Silvas te kataluasit, ishte pothuajse i mbyllur.
“Do të shohim si do të jenë mundësitë e dhëna nga plani financiar i La Liga. Në vitin 2015, transferimi i Bernardos tek Barca ishte pothuajse i mbyllur, unë isha në Portugali me agjentin e tij. Ai është lojtar shumë i mirë, por i përket Manchester City-t”, tha Laporta.
Kujtojmë se sot 28 vjeçari është një nga lojtarët e preferuar të Pep Guardiola tek ekipi anglez,Man City derisa këtë sezon nga 52 ndeshjet e regjistruara në të gjitha garat ka shënuar 5 gola dhe 7 asistime./Arbresh.info/
Kapet “dileri” në Muriqan, pritet ekstradimi i tij në Kosovë
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuz...
Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë
Zjarr në një apartament në Tiranë
Akuzohet për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve kanabis, ekst...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, BE: Mbështesim lirinë e s...