Kjo mbrëmje ishte e jashtëzakonshme për yllin e kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha.
Berisha shënoi golin vendimtar për Akhmat Grozny, në minutën e 90’ të takimit, për t’i siguruar një pikë skuadrës.
Bernardi është shpallur lojtari i ndeshjes, por ky nuk ishte çmimi i vetëm që pranoi për paraqitjen e tij.
Presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadryov, i cili udhëheq edhe skuadrën e Akhmat Grozny, i ka bërë dhuratë lojtarit kosovar një veturë të re.
Për këtë ka njoftuar vet lojtari nga Peja, me anë të një postimi në Facebook.
“Lojtari i ndeshjes. Faleminderit presidentit Ramazan Kadirov për veturën”, ka shkruar Berisha, përcjell lajmi.net.
Bernardi është në listën e të ftuarve nga Bernard Challandes për dy ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kualifikimeve për Euro2020.
https://www.facebook.com/hashime.islamibb/posts/2971319243093137
Shqipëria paralajmëron qytetarët t’i shmangin udhëtimet drej...
Zemaj: LDK ka shumë emra meritorë për president, për Vjosa O...
Izraeli sulmon televizionin shtetëror në Teheran
Çuni i LDK-së: Se a e meriton Vjosa Osmani edhe një mandat d...
Haxhiu falënderon Finlandën për mbështetjen në shtetndërtim
Grupi Parlamentar i LDK-së mblidhet në seli