Ish pronari i Milanit, Silvio Berlusconi ka dhënë aprovimin e tij te “Rossonerët” për transferimin e Gonzalo Higuanit duke e përshkruar atë si një “kampion”.
Higuain duket se do të largohet nga Juventusi për kalim te Milani si pjesë e marrëveshjes madhështore që përfshin gjithashtu shkëmbimin e Leonardo Bonuccit me Mattia Caldaran, transmeton portali arbresh.info.
“E kam ndjekur Milanin vetëm si një tifoz dhe si një tifoz zemra ime është me skuadrën, në çdo rast”, ka thënë 81-vjeçari për ‘Il Mattino’.
“Nuk jam më në një pozitë që të jap opinione dhe se si klubet duhet të menaxhohet. Kjo është arsyeja pse pronarët e rinj janë këtu”
“Higuaini? Ai është një kampion që të gjithë dëshirojnë ta kenë, por unë nuk e di nëse Milani me të vërtetë do ta marrë atë”
Pas arritjes së Cristiano Ronaldos, pozita e Higuainit në Torino është në dyshime./arbresh.info/
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës