Dimitar Berbatov ka udhëzuar sulmuesin Gareth Bale të largohet nga Real Madridi.
Bullgari, i cili ka luajtur së bashku me Balen në Tottenham, nuk mendon se ‘Los Blancos’ e duan reprezentuesin uellsian në Estadio Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
“Bale duket se merr fajin për gjithçka që shkon keq në Real Madrid, gjë që është e padrejtë”, ka thënë ai për Betfair.
“Nëse shikoni në statistikat e tij – 12 gola brenda 30 paraqitjeve këtë sezon, ai është ende duke performuar por ai është një djalosh që fishkëllehet për disa arsye”
“Nëse ju nuk ndiheni i vlerësuar, atëherë ju duhet të zhvendoseni”
Bale është përfolur shumë për rikthim te “Spursët”, por Berbatov është i shqetësuar se pengesat financiare mund të ndalojnë marrëveshjen.
“Janë në pyetje të hollat sigurisht”
“Nuk jam i sigurt nëse ‘Spursët’ mund të përballojnë një lojtar për 100 milionë funta, por Bale është një talent me klas botëror që mund të luaj kudo dhe do të ishte e mrekullueshme për të parë rikthimin e tij”, përfundon Berbatov./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...