Një shqiptar, më saktë kapiteni i Kombëtares Shqiptare që ngre lart trofeun e Europa Leagues.
Në mbrëmjen magjike të Atalantës, Berat Gjimshiti është kthyer në një motiv krenarie për shqiptarët anembanë botës, është shqiptari i parë që ngre lart një trofe kaq të rëndësishëm dhe, për më tepër, si kapiten i skuadrës së tij.
Gasperini shkoi t’i dhuronte një përqafim të vecantë menjëherë pas ndeshjes, tjetër tregues i peshës, përveç shiritit, që ka në dhomat e zhveshjes, ashtu si festimet me shokët dhe tifozët. Gjimshiti është vlerësuar gjerësisht me një ndër notat më të larta në finalen e madhe të Europa League-s, garanci në mbrojtjen bergamaske, ndërkohë që një ditë më pas faqja e specializuar “sofascore” e ka përfshirë në formacionin më të mirë të të gjithë sezonit në Europa League.
Të gjitha vlerësime të merituara për një futbollist që ka shfaqur rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit, me saktësinë , vazhdimësinë dhe pjekurinë e tij, ashtu siç ka bërë edhe në Kombëtaren Kuqezi, ku është, pa dyshim, lojtari më i suksseshëm i këtij viti.
Kapiten i skuadrës së Sylvinhos, Gjimshiti është pa dyshim një ndër shtyllat më të forta edhe për në Euro 2024, aty ku shkon me statusin e një kampioni të Evropës në nivel klubesh, teksa edhe ndokush nga shqiptarët që e kanë parë të ngrinte trofeun kontinental me Atalantën, të mërkurën mbrëma, kanë menduar: “Sikur të ndodhte diçka e tillë edhe në Gjermani”./ss
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...