Karim Benzemas nuk do i lejohet largimi nga Real Madridi këtë verë në asnjë rrethanë.
Benzema thuhet se ka kërkuar të largohet nga Real Madridi këtë verë nëse pozita e tij në formacionin startues vihet në dyshime, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi i Francës dëshiron të sigurohet se ka të garantuar edicionin e ardhshëm pozitën në linjën frontale.
Megjithatë, gazeta spanjolle ‘Don Balon pretendon se Zinedine Zidane tani ka ndalur sulmuesin nga largimi prej gjigantit në La Liga.
Raporti nga gazeta e lartpërmendur shton se Zidane e sheh Benzeman si një anëtarë të nevojshëm në skuadrën e tij dhe i ka thënë klubit të refuzoj të gjitha ofertat që shtrohen për francezin. Kjo do të jetë një goditje e madhe për Liverpoolin dhe Arsenalin, të cilit thuhet se kishin shtruar ofertat e tyre për 29-vjeçarin.
Gazeta spanjolle pretendon gjithashtu se dyshja në Premierë Ligë janë pjesë e klubeve tjera të mëdha evropiane si Bayern Munichu, Paris Saint Germain dhe Interi që kanë monitoruar situatën e Benzemas.
Ish anëtari i Lyonit ka bërë 24 paraqitje në La Liga për Real Madridin këtë sezon duke shënuar vetëm katër herë.
Ai kontratë te skuadra në ‘Santiago Bernabeu’ deri në qershor të vitit 2019./arbresh.info
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë