Karim Benzema ka thyer heshtjen e tij pasi u sugjerua se ai do të largohej nga Real Madrid në favor të një lëvizjeje në Arabinë Saudite që do ta shihte atë të fitonte 345 milionë funte.
Raporte të shumta thonë se sulmuesi francez, 35 vjeç, ka vendosur të lërë Bernabeu pas 14 vitesh dhe të niset për në Lindjen e Mesme.
Benzema-s iu kërkua të enjten për të diskutuar spekulimet dhe sulmuesi u përgjigj:
“Flisni për çfarë? Pse të flas për të ardhmen nëse jam në Madrid… Kush po flet është interneti dhe realiteti nuk është internet. Për momentin, unë jam këtu… kemi një lojë të dielën. E di sa shumë më duan tifozët e Real Madridit. E ndjej këtë kur jam në fushë. jap maksimumin tim për ta, gjithmonë. Unë gjithmonë them se ne luajmë me 11 në fushë, por edhe me faktorin vendimtar, tifozët e Real Madridit”./Arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani