udhëtim te Espanyoli në kuadër të javës së tretë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 3-1.
Pas vetëm 12-të minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me golin e Vinicius Junior, me Aurelien Tchouamenin që ishte asistuesi.
Në 45 minutat e dytë, ishte lojë e dominuar nga mysafirët, dhe me çka erdhi edhe u shënuan dy gola spektakolar.
Karim Benzema ia doli të shënonte në minutën e 67-të të takimit, por gjyqtari e anuloi për pozicion jashtë loje.
Sulmuesi francez nuk u dorëzua dhe ia doli të shënonte golin e epërsisë, dhe atë e arriti në minutën e 87-të falë një asistimi brilant nga Rodrygo.
Por, lojtari më i mirë sipas UEFA-s, ia doli të realizonte edhe golin e dytë personal, tani nga gjuajtja e lirë në minutën e 90+10-të, për rezultatin final 3-1.
Pas javës së tretë, Real Madridi është lider me nëntë pikë, aq sa ka edhe Real Betisi, e që në xhiron e katërt do të kenë pikërisht punë me ta. /Telegrafi/
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...