Sulmuesi i madrilenëve, Karim Benzema, sot ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes Paris Saint-Germain-Real Madrid, e cila do të zhvillohet nesër në ora 21:00.
Benzema kohëve të fundit ka munguar ne formacionin startues tek Real Madridit përshkak të një lëndimi që ka pasur, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se a do të jetë pjesë e formacionit startues në përballjen kundër skuadrës franceze.
“Ndihem shumë më mirë dhe tani kemi edhe një stërvitje, pastaj do vendoset nëse do luajë nesër” – ka thënë Benzema.
Gjatë konferencës, francezi ka lavdëruar treshen e sulmit të parisienëve, Kylian Mbappe, Neymar Jr dhe Lionel Messi.
Të luajë kundër tij, (Kundër Mbappes) do jetë emocionuese. Është gjithmonë vështirë kur nuk je në fushë, në kokën time jam gati për ndeshjen. Nëse luaj, do jap 100 për qind”.
Është top lojtar(Neymar). Nuk e di nëse do jetë plotësisht gati, por është mirë për ta që është rikthyer. Por, nuk është vetëm për një lojtar, ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj”.
Është lojtar i pabesueshëm(Messi), njerëzit presin shumë gola nga ai, por unë e di çfarë është në gjendje të bëjë. Kam luajtur shumë herë kundër tij dhe nesër do jetë një histori tjetër”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”. /arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...