Real Madridi ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen si mysafirë kundër Las Palmas.
Kampioni në fuqi i Spanjë është duke udhëhequr me rezultat 0 me 2 në takimin e xhiros së 30-të në La Liga kundër Las Palmas, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi uellsian Gareth Bale realizoi golin e epërsisë në minutën e 26′ të ndeshjes në Gran Canaria pasditen e sotme (e shtunë). Ylli mposhti portierin duke realizuar një gol të bukur pas asistimit nga mesfushori Luka Modric.
Goli i dytë erdhi vetëm 13 minuta më vonë nga bashkëlojtari i tij në sulm – Karim Benzema.
Sulmuesi francez u tregua i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë në minutën e 39′ duke shënuar për 0 me 2./arbresh.info/
Shikoni golin nga Bale dhe Benzema:
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...