Karim Benzema e ka bërë të qartë se synimi i tij është ta fitojë La Ligën me Real Madridin këtë sezon.
Goli i tij i vonshëm kundër Valencias e shpëtoi Real Madridin nga humbja dhe nënkupton se skuadra e Zinedine Zidane shkon në El Clasico të mërkurën si lidere e përbashkët me Barcelonën, transmeton Gazeta Express.
“Dua ta fitoj titullin në ligë këtë sezon dhe, nëse mund t’u ndihmoj bashkëlojtarëve të mi me lojë dhe me fjalë, atëherë do ta bëj”, tha Benzema.
“Unë jam kapiteni i tretë dhe dua ta jap ndihmën time”, shtoi ai.
Real Madridi dëshiron ta shmangë përsëritjen e disfatës 5:1 nga sezoni i kaluar kundër Barcelonës në Camp Nou.
“Të luash në atë fushë është gjithmonë e vështirë”, theksoi sulmuesi francez.
“Ndeshja në Camp Nou është gjithmonë më e rëndësishmja e sezonit. Shpresojmë të fitojmë”, shtoi ai.
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...