AS Roma është përforcuar edhe me sulmuesin e njohur, Andrea Belottin.
Klubi nga kryeqyteti italian këtë të diel ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me 28-vjeçarin.
Belotti ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, por ekziston edhe opsioni për një zgjatje shtesë 2-vjeçare, bazuar në disa kritere të lidhura me performancën.
Sulmuesi italian në “Olimpico” ka kaluar si lojtar i lirë. Ai në shtatë sezonet e fundit luajti te Torino, skuadër me të cilën shënoi 100 gola në Serie A.
“Përparimi dhe ambicia e Romës në kohët e fundit ka qenë e qartë për të gjithë, dhe të dy elementët kanë pasur një ndikim të madh tek unë. Në këtë pikë të karrierës sime dua të vazhdoj të përmirësohem, ditë pas dite, dhe jam i kënaqur që kam mundësinë ta bëj këtë duke përfaqësuar këtë klub. Tani mezi pres të dëgjoj himnin e klubit në stadium, para të gjithë tifozëve tanë”, u shpreh Belotti për faqen zyrtare të klubit.
Përveç te Torino, Andrea Belotti në të kaluarën ka luajtur edhe te Palermo e AlbinoLeffe.
? ??????? | Andrea Belotti ???
The club is delighted to be able to confirm the signing of the Italy international forward.
We are also proud to continue raising awareness about open missing children cases around the globe. ❤️
#ASRoma | @ICMEC_official pic.twitter.com/d1FCMY3HOW— AS Roma English (@ASRomaEN) August 28, 2022
OKB i bën thirrje Iranit të ndalojë dhunën dhe të rivendosë ...
KQZ vendos për rinumërimin e 914 nga 2,557 vendvotime nga zg...
Policia e Kosovës arreston shtetasin e huaj, ishte i kërkuar...
Spiropali njofton vizitë në Kiev gjatë javës: Krimet barbare...
Termokos: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngr...
Pacolli uron një fillim të mbarë të këtij viti nga Parisi