Real Madridi do të luaj nesër ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Marseilles.
Trajneri, Xabi Alonso ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për këtë sfidë, shkruan Arbresh.info.
Kësaj liste i shtohen Jude Bellingham e Eduardo Camavinga, të cilët nuk luajnë që nga fillimi i sezonit. I pari për shkak të një operimi në shpatull, kurse francezi arsye dëmtimi.
Mbetet të shihet nëse do të kenë minutat e para në sezonin e ri nesër dyshja e mesfushës, edhe pse gjasat janë të vogla sidomos për Jude Bellingham, i cili pati një rikthim rekord në stërvitje.
Bellingham fillimisht u lajmërua se do të mungojë deri në mesin e tetorit, gjithnjë sipas raportimeve të mediave spanjolle.
Mirëpo anglezi është rikuperuar dhe tashmë do të jetë gati për sezonin e ri. Reali në këtë sfidë do të jetë pa Rudigerin, Mendyn dhe Endrickun.
Madrilenët e kanë nisur sezonin e ri për mrekulli ku në katër ndeshjet e para në La Liga kanë katër fitore.
Nesër gjithashtu kërkojnë ta nisin edhe edicionin e ri në Ligën e Kampionëve me fitore ndaj gjigantit francez.
Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”./Arbresh.info
📋✅ ¡Nuestros convocados!
🆚 @OM_Espanol pic.twitter.com/Ay4zrbUev6— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 15, 2025
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave