Hector Bellerin raportohet se ka informuar Barcelonën se është i gatshëm të largohet nga Arsenali këtë verë.
Mediat spanjolle pretendojnë se 22-vjeçari është takuar me presidentin sportiv të Barcelonës, Robert Fernandez në Londër javë më parë, transmeton portali arbresh.info. Gjatë këtij takimi, Bellerin ka informuar Fernandezin se është i gatshëm për t’i dhënë fund gjashtë viteve në Arsenal për rikthim në ‘Camp Nou’.
Dëshira e Bellerinit për largim nga Arsenali thuhet se do të forcohet edhe më shumë nëse Arsene Wenger vendos të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij që skadon gjatë verës. Madje, mbrojtësi ka pretenduar gjithashtu së fundi se vështirë për të refuzuar gjigantin katalunas.
“Çdo lojtar në botë do të ishte i ngazëllyer kur Barcelona interesohet për të, është shumë mirë të jesh i njohur nga Barcelona”, kishte thënë ai për mediat spanjolle./arbresh.info
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot