Hector Bellerin është në dyshim nëse do të vazhdoj të luaj për Arsenalin edhe për vitet e ardhshme.
Mbrojtësi spanjoll ka qenë i lënduar ku ka humbur 20 ndeshje të Ligës Premier, ndërsa ka startuar në vetëm shtatë prej tyre.
Arsenali po i beson talentit të tyre Maitland-Niles për pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe mund ta shesin spanjollin në verë.
25-vjeçari që gjashtë vite luan rregullisht si startues në ekipin e parë ka ngjallur interesimin e tri skuadrave.
Antonio Conte e vlerëson shumë lojtarin dhe ka kërkuar transferimin e tij te Interi.
Por për Bellerin mund të ketë një rikthim në vendlindje, ku Atletico Madrid dhe Sevilla kanë shprehur interesim.
Reprezentuesi spanjoll ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2023, ndërsa mund të largohet nga Londra për një shumë prej 35 milionë euro. /Telegrafi/
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C