Belgjika do të luaj dy takimet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve gjatë muajit tetor.
Disa minuta më parë selektori i “Red Devils”, Domenico Tedesco, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këto sfida, shkruan Arbresh.info.
Në këtë listë vërehet mungesa e ylli belg Kevin de Bryune i cili ka pësuar një lëndim dhe duket se nuk do të jetë gati për këto ndeshje.
Një tjetër mungesë e madhe në kampin belg është edhe ajo e Yannick Carrasco i cili ka shënuar një gol në katër ndeshjet e para me Al-Shabab.
Belgjika ndeshjen e parë e luan në udhëtim ndaj Italisë me datë 10 tetor kurse katër ditë më vonë e pret Francën në shtëpi./Arbresh.info
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...