Kombëtarja e Belgjikës e ka nisur furishëm aventurën në Kupën e Botës.
Në stadiumin ‘Fisht’ në Sochi, kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez ka mposhtur 3:0 Kombëtaren e Panamasë në kuadër të grupit G.
Edhe pse e dominuan gjithë ndeshjen, për t’i shënuar golat Belgjika është dashur të presë pjesën e dytë.
Ishte Mertens që në minutën e 47’ kaloi në epërsi Belgjikën me një super-gol.
Pas këtij goli, ishte koha e Romelu Lukakut.
Sulmuesi i Manchester United shënoi dy gola në minutat e 69’ dhe 75’, për 3:0.
Ndeshjen e radhës Belgjika e zhvillon kundër Tunizisë, e cila sonte nga ora 20:00 takohet me Anglinë.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale