Ish-futbollisti dhe ish-kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami është kolumnist i gazetës zvicerane ‘20 minuten’.
Ai njihet për analizat e tij të kombëtares së Zvicrës dhe lojtarëve të saj, shkruan Arbresh.info.
Së fundmi ai është ndalur tek ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ku ka lartësuar ikonën e tij.
Behrami ka shkruar se mungesa e tij vërehet në ndeshjet e Zvicrës dhe se për Shaqirin duhet të ketë një trajtim special.
“Shaqiri nuk ishte në përbërjen bazë të shtunën dhe qartë se kreativiteti i tij, momentet brilante, kanë munguar”.
“Me lëndimin e Zuberit, Shaqiri mund të jetë startues në ndeshjen hapëse. Nevojitet Shaqiri në intensitetin më të lartë dhe në një plan të lojës ku ai nuk duhet të punojë në defansivë”.
“Është shumë e rëndësishme që Shaqiri të jetë në disponim të mirë. Dhe këtu dalin në pah aftësitë e komunikimit të Murat Yakinit. Xherdani e meriton të trajtohet veçantë, që të ketë shkëmbime për rolin dhe planet me të në Gjermani”, ka shkruar Behrami.
Zvicra ndeshjen e parë hapëse në Euro 2024 e luan ndaj Hungarisë.
Teksa përveç këtyre dy kombëtareve në grupin A, ndodhen edhe Gjermania dhe Skocia./Arbresh.info/
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...