Mesfushori i Watfordit, Valon Behrami, u ka bërë thirrje tifozëve të Arsenalit të jenë të durueshëm ndaj bashkëlojtarit të tij, Granit Xhakës, pasi do ta ketë të vështirë fillimin e tij në “Premier League”.
Behrami i cili është partner i Xhakës në mesfushën e Zvicrës, i doli në mbrojtje futbollistit të ri të Arsenalit, duke thënë se ai do të ketë sukses tek Arsenali.
“Secilit i duhet kohë, edhe atij do t’i duhet po ashtu por ai do të ketë sukses. Ai është një ‘top lojtar’ dhe do të luajë në një klub që i përshtatet atij”, tha Behrami për ESPN, raporton Insajderi.
Duke qenë se edhe Behrami luan në klubin nga Londra, Watford, ai u shpreh i gatshëm ta ndihmojë Xhakën në jetën e tij të re në Londër.
Behrami dhe Xhaka ishin titullarë në sfidën e fundit që Zvicra e fitoi ndaj vendit të tyre të origjinës, Shqipërisë në Lens të Francës. Tani, Zvicra do të ndeshet me Rumaninë të mërkurën.
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë