Si futbollist, ai fitoi pothuajse gjithçka, si në nivel klubi me Bayern Munich dhe Cosmos; si në nivel kombëtareje, një Kampionat Europian me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1974.
Si trajner, ai arriti të fitojë Kupën e Botës 1990 në Itali, në stolin e gjermanëve perëndimorë.
Franz Beckenbauer, sot presidenti nderi i klubit bavarez, është sigurisht legjenda e futbollit gjerman, por në moshën 73-vjeçare, ai duhet të përballet me probleme serioze shëndetësore.
Në fakt, “Kaiser” pësoi një infarkt të syrit, gjë që e ka verbuar pothuajse plotësisht në syrin e djathtë.
“Unë kam pasur probleme shëndetësore për një kohë të gjatë, kjo është e njohur. Kohët e fundit kam qenë në një klinikë të specializuar, sepse u diagnostikova me një problem verbimi në syrin tim të djathtë. Çështja doli të jetë një infarkt okular. Tani nuk shoh pothuajse asgjë nga ky sy”, u shpreh Beckenbauer.
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova