Bayern Munichu ka fituar me lehtësi në udhëtim te Wolfsburgu (4-2) në ndeshjen e javës së 19-të në Bundesliga.
Në sfidën e zhvilluar në Volkswagen Arena, rezultati u zhbllokua në minutën e nëntë të takimit nga Kingsley Coman, i cili u asistua nga Alphonso Davies.
Coman e realizoi edhe golin e dytë të mysafirëve (14’), ndërsa kësaj radhe asistoi Joao Cancelo.
Në vijim shënoi Thomas Muller për bavarezët (19’), ndërsa një gol për vendasit e shënoi Jakub Kaminski (44’).
Në minutën e 54, vizitorët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Joshua Kimmich u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, shkruan telegrafi.
Megjithatë, ata e shënuan edhe golin e katërt përmes Jamal Musiala (73’), derisa një tjetër gol për ekipin vendas e realizoi Mattias Svanberg (81’).
Pas kësaj fitoreje, Bayern Munichu qëndron në kuotën e 40 pikëve, një më shumë se përcjellësi i parë, Union Berlin. Wolfsburgu është i shtati në renditjen tabelare me 29 pikë të arkëtuara.
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
“Të gjithë e vlerësuan Mourinhon dhe Chelsean”, Henry krahas...
Kushtetuesja ka filluar shqyrtimin e dekretit të presidentes...
Prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani në mbajtje për 48 orë