Bayern Munich është duke përshpejtuar për të nënshkruar me mbrojtësin anglez Trevoh Chalobah.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë kishte shprehur interesim prej disa ditësh, por ende pa arritur marrëveshje me Chelsean për anglezin.
Tani kur kanë mbetur edhe disa ditë deri në fund të afatit kalimtar, bavarezët po përshpejtojnë për të siguruar shërbimet e tij.
Sky Sport ka raportuar se dita e sotme (e marte) pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Chalobah.
Chelsea ka refuzuar huazimin e tij pasi dëshiron shitjen dhe Bayerni tani do të ofrojë një shumë për të blerë përfundimisht qendërmbrojtësin anglez.
Nga ana tjetër sapo të pranohet oferta e Bayernit nga Chelsea për Chalobah, atëherë gjermanët do t’i japin dritën e gjelbër mbrojtësit të tyre Benjamin Pavard të udhëtojë drejt Milanos për të nënshkruar me Interin. /Telegrafi/
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz