Marcel Sabitzer është i vendosur të largohet nga RB Leipzig, por duket se do të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit gjerman.
Kapiteni i skuadrës gjermane është duke u kërkuar nga shumë skuadra të ndryshme, si Roma, Arsenal, Milan e Tottenham Hotspur.
Por së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe Bayern Munich, me trajnerin Julian Nagelsmann që dëshiron të bashkohet përsëri me mesfushorin.
Drejtuesit e dy klubeve janë në negociata për të gjetur një marrëveshje, pasi vet lojtari ka mirëpritur transferimin në Allianz Arena.
Sipas mediave gjermane, ky transferim pritet t’i kushtojë Bayernit rreth 20 milionë euro.
Largimi i austriakut nga Leipzig duket i sigurt, derisa ditët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i tij si lojtar i Bayernit. /Telegrafi/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK