Trajneri i ri i kombëtares është tema e momentit në futbollin gjerman. Joachim Low do të largohet pas përfundimit të Euro 2021, duke i dhënë fund aventurës 15-vjeçare në stolin e katër herë kampionëve të botës.
Disa emra përfliten për t’i zënë vendin 61-vjeçarit. Në “pole” ndodhet Hans Dieter Flick. Ky i fundit po bën shumë mirë me Bayernin dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).
Flick ka punuar si ndihmës i Joachim Low, në krah të të cilit fitoi Botërorin Brazil 2014. Bayerni nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij, por nuk mund të mbetet pa një alternativë tjetër.
Bild zbulon edhe të preferuarin e klubit bavarez. Nëse Flick vendos të marrë drejtimin e “Pancerave”, kampionët e Gjermanisë do të nisin sulmin për të arritur një akord me Julian Nagelsmann.
33-vjeçari po drejton me sukses Leipzig, ekip që e dërgoi në gjysmëfinalet e Champions League sezonin e kaluar, teksa këtë sezon po rivalizon me Bayernin për titullin kampion.
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...