Reprezentuesi gjerman ka pasur vështirësi për të gjetur kohë në fushë te Paris Saint Germaini veçanërisht pas arritjes së Neymarit dhe Kylian Mbappas gjatë verës.
Julian Draxler, i cili është shfrytëzuar rrallë dhe si një zëvendësues deri tani, besohet se është duke kërkuar largimin nga klubi në merkaton e muajit janar, transmeton portali arbresh.info.

Mesfushori 24-vjeçar është në dijeni që mungesa e tij në fushë mund të ketë ndikim në shanset për të depërtuar në skuadrën e Gjermanisë për Kampionatin Botëror dhe planifikon të largohet nga Parisi në dimër derisa Real Madridi dhe Bayern Munichu udhëheqin garën për ish yllin e Schalkes dhe Wolfsburgut.
Kampioni në La Liga thuhet se është duke shqyrtuar një ofertë prej 30 milionë euro për Draxlerin, por gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ sugjeron që kampioni i Gjermanisë, Bayern Munichu, është gjithashtu pas Draxlerit.
“Bavarezët” pësuan një disfatë të rëndë me rezultat 3 me 0 në duart e PSG-së mbrëmjen e së mërkurës. Julian Draxer ishte vetëm një minutë në fushë duke zëvendësuar vonë Marco Verrattin./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...