Bayern Munich ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Borussia Dortmund, Raphael Guerreiro si lojtar i lirë, ka njoftuar klubi bavarez të premten.
21 vjeçari i bashkohet Bayernit pas shtatë sezonesh në Dortmund dhe ai ka hedhur firmën në një marrëveshje që e mbanë te skuadra e Munich deri më 2026.
“Kur erdhi oferta nga FC Bayern, vendimi im u mor shpejt. Është një nder për mua të luaj për këtë klub të madh dhe gjithashtu e vlerësoj shumë Thomas Tuchelin nga koha jonë së bashku në Dortmund”, ka thënë mbrojtësi.
Portugezi gjatë këtij edicioni përveç katër golave ka bërë edhe dymbëdhjetë asistime.
Guerreiro është nënshkrimi i dytë i Bayernit këtë verë pas mesfushorit Konrad Laimer nga RB Leipzig./rtk
Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së 4 janarit në ...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës, rivarroset sot në Preka...
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar