Bayern Munich me gjashtë yje që në start të Bundesligës, Eintracht Frankfurt dorëzohet pa kushte

22:46 | 5 Gusht 2022

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-1 në kuadër të xhiros së parë në Ligën Premier.

Joshua Kimmich, një ndër yjet e skuadrës së Julian Nagelsmann, realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke lënë të shtangur portierin Kevin Trapp.

Ishte një tym i madh para portës së Trapp, kur Kimmich gjuajti duke e zënë në befasi portierin gjerman.

Në minutën e dhjetë erdhi edhe goli i dytë. Benjamin Pavard gjeti cepin e portës vendase me një goditje të fortë, duke kaluar Bayernin në avantazh të dyfishtë (2-0).

Ndërkohë, Eintrachti, që sezonin e kaluar fitoi Ligën e Evropës, reagoi dy minuta më vonë, por goditja me kokë e mbrojtësit Tuta u ndal nga traversa.

Sadio Mane gjeti golin e parë në Bundesligë në minutën e 29-të, duke treguar që Bayern Munich nuk do të lëshoj pikë në këtë përballje.

Jamal Musiala shënoi në minutën e 35-të për 4-0 pas një asistimi të Thomas Muller.

Pjesën e parë e mbyllu goli i Serge Gnarbryt në minutën e 43-të.

Fraksioni i dytë nuk është se solli shumë, pasi që fituesi dihej që në pjesën e parë.

Kolo Muani shënoi për 5-1 në minutën e 64-të pas një gabimi të Manuel Neuer.

Ndeshja u mbyll me golin e Musiala në minutën e 83-të.

Bayern Munich që në start po tregohet shumë i fortë, duke treguar se askush nuk mund ta rrëzojë lehtë nga froni.

Shpërndaje në rrjete sociale