Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Heidenheimit në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit gjerman.
Bavarezët kaluan në avantazh në minutën e 13-të përmes Harry Kane i cili realizoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit nga Michael Olise.
Mysafirët nuk vonuan shumë dhe gjetën golin e dytë me Konrad Laimer, i cili në minutën e 19-të shënoi për 2-0 pas një asistimi të bukur nga Serge Gnabry.
Të besuarit e Vincent Kompany tutje patën edhe dy raste tejet të mira me Kane dhe Olise, por nuk arritën ta gjejnë golin.
Në minutën e 36-të Bayerni e shënoi edhe golin e tretë përmes Kingsley Coman i cili ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për 3-0.
Gjiganti gjerman e gjeti golin e katërt në minutën e 56-të përmes Joshua Kimmich i cili realizoi për 4-0 duke e lënë pa asnjë mundësi portierin vendas.
Deri në përfundim të ndeshjes Bayerni pati edhe disa raste të tjera shënimi, por që rrjetat nuk u prekën më.
Me këtë fitore Bayerni vazhdon si lider me 72 pikë të grumbulluara, teksa pas tyre renditet Bayer Leverkuseni me 63 sosh, por këta të fundit me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...