Bayern Munchen është befasuar në udhëtim te Augsburg për shkak se u mposhtën nga këta të fundit me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 12-të të Bundesligës.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit në minutën e 23-të, ku golin e shënoi Mads Pedersen.
Ndërsa, rezultatin për Augsburgun e dyfishoi Andre Hahn në minutën e 35-të.
Menjëherë pas tre minutash, bavarezët arritën të ngushtojnë epërsinë përmes Robert Lewandowskit, ku edhe me ketë rezultat u përmbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Bayerni dominoi tërësisht ndeshjen, por përkundër kësaj, nuk arritën të ndryshojnë shifrat dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-1.
Pas kësaj fitore, Augsburg ngjitet në vendin e 15-të kurse Bayern Munchen mbetet në vendin e parë me 28 pikë./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...