Bayern i jep lamtumirën Mullerit – Një karrierë si asnjë tjetër ne përulemi para teje, Thomas

20:10 | 6 Korrik 2025
D.H

Pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich pas një aventure për më shumë se një dekadë.

Muller do të jetë tashmë lojtar i lirë dhe mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën, shkruan Arbresh.info.

Gjermani mbrëmë luajti ndeshjen e fundit si futbollist i bavarezëve në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube ndaj Parisit, të cilën e humbi me rezultat 2-0.

Pas gjithë këtij rrugëtimi Bayerni sot ka bërë një postim falënderues dhe emocionues për ish-fituesin e Kupës së Botës.

“Thomas Müller. 13 herë kampion i Gjermanisë. 6 herë fitues i Kupës së Gjermanisë. 2 herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe i Kupës së Botës për Klube. 8 Superkupa Gjermane. 2 Superkupa UEFA. Një karrierë si asnjë tjetër. Ne përulemi para teje, Thomas!”, ka shkrua klubi bavarez.

Ai luajti 756 ndeshje me skaudrën nga Mynihu ku realizoi 250 gola dhe dhuroi 223 asistime./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale